Vrasja e Bregut dhe tjetërsimi pronave, GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit

Vrasja e Bregut dhe tjetërsimi pronave, GJKKO lë në burg 4 të arrestuarit

GJKKO ka caktuar sot masat e sigurisë për katër persona të përfshirë në një grup të strukturuar kriminal që operonte në zonën e Gjirit të Lalëzit, në Durrës.

Me vendim të gjyqtares Floreja Davidhi, u la në fuqi masa e sigurisë “arrest me burg” për Vullnet Muçën, Enea Kumen, Vlash Brahjën dhe Astrit Avdylajn. Ata akuzohen për përfshirje në vrasje me pagesë dhe në tjetërsim pronash përmes falsifikimit të dokumenteve.


Sipas dosjes së siguruar nga SPAK, hetimi ndaj këtij grupi është ndarë në dy çështje të veçanta, një që lidhet me aktivitetin e grupit Avdylaj dhe tjetra që përfshin “Rumin e Shijakut”, me emër të vërtetë Aleksandër Laho.

Ndërkohë në kërkim për këtë çështje janë Aleksandër Laho – “Rrumi”, Aldo Avdyli, Alfred Doka, Agron Bejdolli.

Seanca u zhvillua nën drejtimin e prokurorit të çështjes, Bledar Maksuti, ndërsa SPAK vlerëson se ky grup kriminal kishte ngritur një rrjet të mirëorganizuar që vepronte në zona strategjike për kontrollin e pasurive të paluajtshme dhe zgjidhjen me dhunë të konflikteve.