Vrasja e 46-vjeçarit Hichem Miraoui, një berber me origjinë tuniziane, pranë shtëpisë së tij në Puget-sur-Argens në Rivierën Franceze, ka shkaktuar tronditje të madhe në Francë dhe më gjerë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ngjarja ndodhi të shtunën, kur fqiu i tij, Christophe B., 53 vjeç, e qëlloi për vdekje dhe plagosi një tjetër burrë me prejardhje turke.
Pak para arrestimit, i dyshuari publikoi video në Facebook me gjuhë të hapur raciste dhe thirrje për dhunë ndaj myslimanëve, duke nxitur frikë në komunitetin mysliman në Francë.
Ministri i Brendshëm, Bruno Retailleau, e cilësoi krimin si “qartësisht racist”, duke shtuar se mund të jetë edhe “anti-mysliman” dhe “terrorist”. Zyra e Prokurorit Kombëtar Kundër Terrorizmit (PNAT) ka nisur hetim, për herë të parë për një rast të tillë të lidhur me ekstremizmin e djathtë.
Komunitetet myslimane dhe liderët fetarë kanë dënuar ashpër krimin, duke paralajmëruar për rritjen e gjuhës së urrejtjes dhe rrezikun e radikalizimit të ekstremit të djathtë në Francë. Ata e kanë lidhur këtë vrasje me incidentin e ndodhur më 25 prill, ku 22-vjeçari Aboubakar Cisse u vra me thikë në një xhami në Francën jugore.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);