Të shtunën, më 6 shtator 2025, një vrasje e rëndë në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës tronditi vendin.
Bëhet fjalë për 32-vjeçarin Arbër Havolli, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri të paktën 10 herë ndaj 44-vjeçarit Bashkim Spahiu nga Gllamniku i Podujevës. Ky i fundit ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda.
I dyshuari, Arbër Havolli, është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës më 9 shtator. Organet e rendit kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët për informacione që mund të çojnë në kapjen e tij.
“Njesiti i hetimeve të përgjithshme, që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmën e qytetarëve në ofrimin e informatave që do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar për veprën penale ‘vrasje’, e ndodhur më 06.09.2025 në fshatin Llapashticë e Epërme – Podujevë”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Por, pavarësisht kërkesës publike të Policisë, Havolli vazhdon të jetë në arrati. Madje, ai është aktiv në rrjetet sociale – konkretisht në profilin e tij në TikTok.
Vetëm para 22 orësh, ai publikoi një video të re në këtë platformë, së bashku me disa fotografi.
Familja e viktimës deklaroi për Klan Kosovën se nuk kanë dëgjuar më parë për emrin e të dyshuarit dhe nuk kanë qenë në dijeni për ndonjë konflikt mes tij dhe familjarit të tyre. /Klankosova.tv
/Klankosova.tv
@arbrhawolli #albania #italy #zvicerland #spanje #portugal ♬ Originalton – 𝓜𝓐𝓜𝓐-𝓛𝓲𝓝𝓐*⁰⁵*
https://www.tiktok.com/embed.js
The post Vrasja e Bashkim Spahiut, i dyshuari Arbër Havolli nga arratia, publikon video në TikTok (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.