Sunday, January 11, 2026
spot_img
HomeLajmeVrasja e aktivistes në Minneapolis ndez protesta kombëtare

Vrasja e aktivistes në Minneapolis ndez protesta kombëtare

Shoqatat për liritë civile dhe të drejtat e emigrantëve bënë thirrje për tubime mbarëkombëtare për të protestuar kundër vrasjes së një aktivisteje në Minesota nga një agjent i imigracionit.

Organizatorët thanë se gjatë fundjavës janë planifikuar mbi 1 mijë tubime në të gjithë vendin për të kërkuar ndalimin e operacionit të agjentëve të Imigracionit dhe Doganave në qytete të udhëhequra nga politikanë demokratë.

Protestat filluan nga Minneapolis ku qytetarët u mblodhën jashtë hoteleve që strehojnë agjentë federalë. Ata ndezën fishekzjarrë dhe përplasën enë të ndryshme.

Disa u përfshinë në ‘demonstrim zhurme’ duke luajtur në instrumente prej bronzi dhe daulle.

Mineapolis u bë një pikë e nxehtë e zemërimit popullor, kur një oficer i migracionit vrau nënën e tre fëmijëve, 37-vjeçaren Renee Good.

Autoritetet kanë dërguar mbi 2 mijë oficerë federalë në Minneapolis, një veprim i dënuar nga guvernatori demokrat i Minesotës, Tim Walz. Ai i përshkroi veprimet e administratës “të nxituara” dhe “qeverisje si reality TV”.

Ndërkohë në rrjet po qarkullojnë pamjet e reja nga përplasja fatale të filmuara nga vetë agjenti i migracionit që qëlloi me armë ndaj aktivistes. Në pamjet e reja dallohet makina e Renee Nicole Good duke goditur, ose duke iu afruar agjentit. Pas të shtënave oficeri dëgjohet duke e sharë viktimën. Pamjet e ripostuara edhe nga vetë zv./presidenti JD Vance ngrenë më shumë pyetje se sa japin përgjigje.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT