E martë, 6 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeVrasja e 15-vjeçares nga babai, reagon shkolla ku po i ndiqte mësimet:...

Vrasja e 15-vjeçares nga babai, reagon shkolla ku po i ndiqte mësimet: Një rreze e artë ndriçoi sot për të fundit herë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Prizrenit mëngjesin e sotëm. Një vajzë 15-vjeçare, S.Görenç, është vrarë nga babai i saj në rrethana që kanë tronditur opinionin publik në vend.

E mitura ishte nxënëse e klasës IX-6 në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Emin Duraku” në Prizren.

Pikërisht nga kjo shkollë ka ardhur edhe një reagim i ndjerë, ku me fjalë prekëse është përshkruar dhimbja për humbjen tragjike të nxënëses.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të nxënëses sonë nga klasa IX-6, e cila filloi rrugën e përjetësisë në këtë mëngjes pranvere, pa na thënë lamtumirë. Një rreze e artë ndriçoi sot për të fundit herë para lindjes së diellit, si shëmbëlltyra më e denjë e tij. Një lule plot jetë dhe ëndrra u shkëput padrejtësisht nga gjiri i shokëve, shoqeve, mësimdhënësve dhe tërë atyre që e njohën”, thuhet në reagimin e shkollës.

Në përfundim, shkolla ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe gjithë ata që e njohën viktimën.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT