Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.
IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 7 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimale nga 8 deri në 11 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, e lehtë dhe lokalisht e fortë. /Telegrafi/