E shtunë, 14 Qershor, 2025
spot_img
HomeLajmeVranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, shpallen fajtorë dy anglezët...

Vranë shqiptarin në stacionin e metrosë në Londër, shpallen fajtorë dy anglezët – FOTO

Dy të rinj nga Tottenham janë dënuar për vrasjen e shqiptarit, Ervin Baraku, në një stacion metroje.

Sipas Policisë Britanike të Transportit, të cilës i referohet Top Channel, u shpallën fajtorë Kevin Nguyen, 21 vjeçar, dhe Milumo Pedrinho, gjithashtu 21 vjeçar.

Ngjarja tronditëse ndodhi më 23 korrik 2024, kur Nguyen dhe Pedrinho u përfshinë në një konflikt me viktimën, 33-vjeçarin Ervin Baraku, në një rrugë të afërt me stacionin.

Kevin Nguyen

Të dy të rinjtë ndoqën Barakun në stacionin e metrosë, ku Pedrinho e goditi atë me një thikë të madhe. Ngjarja u pasua nga një ndjekje brutale, dhe Baraku ra nga shkallët pas goditjes.

Ai u transportua me urgjencë në spital, por pas një jave më 30 korrik 2024, ndërroi jetë nga plagët e marra.

Milumo Pedrinho

Hetimet urgjente çuan në arrestimin e Nguyen më 24 korrik, ndërsa Pedrinho u arrestua disa ditë më vonë.

Superintendenti i Detektivëve Sam Blackburn e quajti sulmin “absolutisht të pakuptimtë dhe tragjik” dhe theksoi se “nuk ka vend për dhunë në rrjetin hekurudhor.”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT