Kandidatja e PSD-së për kryetare të Prishtinës, Besa Shahini ka votuar në shkollën fillore “Iliria”.
Shahini ka ftuar të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e procesit të votimit sidomos gratë.
“Sapo votova në shkollën fillore “Iliria”, ftoj të gjithë qytetarët të dalin të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar, sidomos gratë. Kemi fol shumë që në zgjedhjet lokale votojnë më pak sesa burrat, i ftoj të gjitha që sot ta përmbysim këtë statistikë edhe të jemi në numër sa më të madh duke marrë pjesë në zgjedhjet sot që të marrin pjesë në vendimet që na afektojnë jetën e përditshme”, tha Shahini.