Friday, April 10, 2026
spot_img
HomeLajme“Votojmë për, votojmë për”, kapen mesazhet e deputetit të VV-së në Kuvend

“Votojmë për, votojmë për”, kapen mesazhet e deputetit të VV-së në Kuvend

Në seancën e Kuvendit të Kosovës, opozita s’e miratoi ndryshimin e rendit të ditës të propozuar nga LVV-ja.

Megjithatë, përfaqësuesit e partisë në pushtet që janë në Kuvendin e Kosovës, duket se funksionojnë me skenarë.

Në disa mesazhe që ka publikuar Nacionale nga Kuvendi i Kosovës, shihet se si deputetëve të kësaj partie u dërgohet skenari për secilën seancë.

Kjo shihet në një komunikim në telefonin e deputetit të VV-së, Fahrush Rexhepi.

“Skenari: E premte, 10.04.2026, ora 10:00”, thuhet në hyrje të Emailit.

Më pas, për secilin projektligj, deputetët e VV-së udhëzohet si të votojnë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT