Votoi pro Bashës, Berisha: Nuk jam pishman

Votoi pro Bashës, Berisha: Nuk jam pishman

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha para fillimit të seancës për vazhdimin e konstituimit të Kuvendit tha se nuk është pishman që ka votuar pro Dimal Bashës për kryeparlamentar.

Ai u shpreh se duan t’i zgjidhin nyjet dhe siç u shpreh ai, të ecin përpara, përcjell Klankosova.tv.

“Që paska fol diçka kundër UÇK-së, goxha do njerëz kanë folur keq kundër UÇK-së këtu, tani po dalin kundër Dimal Bashës sikur po e mbrojnë UÇK-në”.

“Na jemi duke jetuar këtu, në këto rrethana, nuk jam pishman, duam t’i zgjidhim këto nyje, të ecim përpara. Këta janë deputetët e Kuvendit të Kosovës, të zgjedhur me votën e këtyre qytetarëve”, u shpreh tutje Berisha.

The post Votoi pro Bashës, Berisha: Nuk jam pishman appeared first on Klan Kosova.