Katër amandamentet kushtetuese për votimin e Presidentit në mënyrë të drejtpërdrejtë nuk u votuan në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, për shkak të mosvotimit të kuorumit.
Por, edhe sikur të votoheshin ato nuk do të zbatoheshin për zgjedhjen e pasardhësit të menjëhershëm të Vjosa Osmanit.
“Ato qartazi parashohin që procedura e zgjedhjes së drejtpërdrejtë nga populli duhet të iniciohet 6 muaj para skadimit të mandatit të Presidentit aktual. Prandaj, amendamentet rregullojnë zgjedhjen e Presidentit të ardhshëm, jo të atij që pritej të pasojë Presidenten Osmani. Pra, kjo nuk ka fare të bëjë me Presidenten Osmani dhe kjo është shumë e qartë për këdo që i lexon amendamentet e propozuara”, bëjnë të ditura burimet për Klankosova.tv.
Tutje, theksohet se këto amendamente nuk i ka hartuar Presidentja Osmani, por Komisioni Kushtetues i vitit 2011.
“Meqenëse ato kanë kaluar vlerësimin e Gjykatës Kushtetuese, Presidentja nuk ka pasur mundësi t’i ndryshojë, sepse çdo ndryshim do të nënkuptonte që amendamentet të dërgoheshin sërish për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese”, shpjegoi ky burim.
Këto janë 4 ndryshimet e propozuara për zgjedhjen e Presidentit nga populli (Dokument)
Ndërpritet seanca, nuk ka kuorum për amandamentet e Presidentit


