Kandidati i LVV-së, Hajrulla Çeko, të shtunën mbrëma takoi banorët e lagjes “Dardania” i shoqëruar nga kolegët e tij partiakë, ministra në detyrë.
Por, shefi i tij në parti e qeveri, Albin Kurti shkoi gati 30 minuta me vonesë. Ai nuk harroi ta përshendesë Çekon, dhe siç dukej, edhe t’i kërkonte falje. Derisa pretendenti që synon t’ia rikthejë Prishtinën LVV-së, pati ca kritika për qeverisjen aktuale lokale.
Për vizitë në lagjen “Dardania” ka shkuar edhe kryetari aktual dhe kandidati nga LDK-ja, Përparim Rama. Ai ka ndarë momente edhe nga takimi me banorët e lagjes Kolovica.
Ndërkaq, në njërën nga videot bashkë me ekipin e tij për këtë garë lokale, ka uruar veten dhe Prishtinën për fitore.
Në qendër të qytetit jo, por në disa fshatra larg saj, realizoi takime edhe kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, si në Vranidoll dhe Llukar.
Ai tha se me projekte konkrete dhe investime në rrugë, ndriçim, ujësjellës, shkolla, çerdhe dhe qendra komunitare, do t’i japin fund epokës së harresës për fshatrat e Prishtinës.
Në këtë garë politike, që po dominohet nga burra, Besa Shahini nga PSD, bashkë me një kandidate të listës së saj për asamble, kanë vizituar Prugovcin, për t’u njohur më mirë me problemet e këtushme.
Ndiqni kronikën e mëposhtme:
The post Votimet për kryeqytetin, a ia sjell Kurti fitoren Çekos në Prishtinë? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.