Votat për kryetarët e komunave, verifikohen rezultatet në 845 vendvotime

Votat për kryetarët e komunave, verifikohen rezultatet në 845 vendvotime

Deri në orën 12:00 të së mërkurës janë verifikuar rezultatet për 845 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjetet politike nga zgjedhjet për asamble ga 792 vendvotime.

Këtë e bëri të ditur në një prononcim për Klankosova. tv, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Nga po kaq vendvotime, 792, janë numëruar votat e kanidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale. Në përgjithësi, në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen 3 aktivitete të rëndësishme, njëkohsisht: verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet e subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale dhe numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvende Komunale”.

“Në platformën e KQZ-së për rezultateve, prezantohen rezultatet nga QKN-të, të cilat përfshijnë: -rezultatet e verifikuara nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave, -rezultatet e verifikuara të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale, dhe -votat e kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

The post Votat për kryetarët e komunave, verifikohen rezultatet në 845 vendvotime appeared first on Klan Kosova.