E martë, 13 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeVota e diasporës: PS kryeson bindshëm me mbi 55% pas numërimit të...

Vota e diasporës: PS kryeson bindshëm me mbi 55% pas numërimit të mbi 10 mijë zarfeve

Nga mbi 10 mijë zarfe të votës së diasporës të numëruara deri tani, Partia Socialiste po kryeson me një rezultat të thellë ndaj partive të tjera. Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë numëruar 10,056 zarfe nga gjithsej 194,889 që kanë mbërritur, shkruan Gazeta Sinjali.

Partia Socialiste, e drejtuar nga Edi Rama, ka siguruar 5,573 vota ose 55.80% të totalit të votave të numëruara. Në vend të dytë renditet Partia Demokratike me aleatët, me 2,814 vota ose 28.17%.

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” ka marrë 811 vota (8.12 %), ndërsa subjektet e tjera kanë siguruar përqindje më të ulëta: Partia Mundësia me 301 vota (3.01%), Lëvizja Bashkë me 217 vota (2.17%), Partia Socialdemokrate me 104 vota (1.04%), Koalicioni Euroatlantik me 71 vota (0.71%), Aleanca Kombëtare Shqiptare me 58 vota (0.58%), Koalicioni Djathtas për Zhvillim me 22 vota, Lëvizja Atdheu me 15 vota, dhe Aleanca Demokracia e Re me vetëm një votë.

Procesi i numërimit të votave nga diaspora po vijon, ndërkohë që këto rezultate janë paraprake dhe mund të ndryshojnë me përfundimin e plotë të numërimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT