Vonesat e publikimit të aktgjykimit, çka ndodhë me Kuvendin? (VIDEO)

Vonesat e publikimit të aktgjykimit, çka ndodhë me Kuvendin? (VIDEO)

Sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova u diskutua në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për Kuvendin e Kosovës,

Ky diskutim u bë nga tre opinionistët, Argjend Softolli, Zejnullah Jakupi dhe Ardian Gaxherri.

Softolli u shpreh se vendimi pritet të dalë gjatë kësaj jave dhe kjo sipas tij do të ndodhë për të mos i afektuar zgjedhjet lokale.

“Sipas informacioneve të mia, vendimi do të dalë para zgjedhjeve lokale, sigurisht që do të dalë gjatë kësaj jave vendimi i Gjykatës Kushtetuese me qëllim është lënë edhe nga Kushtetuesja që të mos publikohet vendimi shumë shpejt, në mënyrë që më tutje të mos i afektojë zgjedhjet lokale si vendim”, u shpreh ai.

Në lidhje me këtë, Gaxherri u shpreh se ka mungesë të ndonjë aktiviteti qytetar.

“Ne po e marrim shumë seriozisht, por nuk po ndërmarrim asgjë, asnjë veprim, asnjë aktivitet qytetar, sepse qytetaria matet me aktivitete me veprime për t’i lehtësuar ose përmirësuar vetes dhe të tjerëve jetën”.

“Ndërkaq, ne si qytetarë të Kosovës disi kemi rënë si në gjumë dhe pavarësisht që po na vështirësohet jeta çdo ditë, ne megjithatë vetëm po flasim me njëri-tjetrin, ndërkaq nuk po ndërmarrim veprime”, u shpreh ai.

Ndërkaq, Jakupi foli për mundësinë e shpërndarjes automatike të Kuvendit dhe të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Për Kosovën është periudha më e gjatë dhe të themi edhe më e rrezikshme në historinë parlamentare të Kosovës. Nëse afatet Kushtetuese nuk respektohen mund të ndodhë shpërndarja automatike e Kuvendit, të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme”, u shpreh tutje ai./Klankosova.tv

The post Vonesat e publikimit të aktgjykimit, çka ndodhë me Kuvendin? (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.