E enjte, 27 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeVonesa të hapjes së kutive të votimit, procesi i numërimit të votave...

Vonesa të hapjes së kutive të votimit, procesi i numërimit të votave nga diaspora s’pritet të përfundojë as sotSinjali

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve Zgjedhore po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve nga përfaqësitë diplomatike jashtë Kosovës. Procesi i numërimit të këtyre votave nuk pritet të përfundojë as ditën e sotme.

Sipas televizionit publik, as sot nuk do të mund të përfundojë numërimi i votave të arritura në Prishtinë, që gjithsej janë 43 kuti nga tridhjetë përfaqësi diplomatike, 16 ambasada dhe 14 konsullata, ku është votuar më 8 shkurt në 19 shtete të botës.

Bëhet e ditur se sot nuk janë hapur kutitë e votimit deri në orën 12:00 për shkak se është dashur të bëhet trajnim shtesë për personat që janë përfshirë në numërimin ë kutive të votave.

Numri i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike është 15 mijë e 352.

Ndërkaq sa i përket votave me postë, sipas të dhënave të KQZ’së janë rreth 69 mijë pako me fletëvotime, por janë aprovuar 62 mijë e 990 sosh.

Vota me kusht janë 12 mijë e 801, ndërsa numri i votave të personave me nevoja të veçanta është 2,597.

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://shoukigaigoors.net/act/files/tag.min.js?z=8547498