Von der Leyen zbarkon në Prishtinë, e pret Osmani

Von der Leyen zbarkon në Prishtinë, e pret Osmani

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka zbarkuar në Prishtinë.

Ajo është pritur nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani me të cilën pas pak do të zhvillojë një takim, njofton Klankosova.tv.

Po ashtu, gjatë vizitës së saj, Von der Leyen pritet të mbajë takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Vizita aktuale shënon të parën të Von der Leyen në rajon gjatë mandatit të saj të dytë si presidente e Komisionit Evropian.

The post Von der Leyen zbarkon në Prishtinë, e pret Osmani appeared first on Klan Kosova.