Von der Leyen takohet me Kurtin në Kuvend, jo në qeveri

Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, sot do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Kosovë.

Ajo në orën 14:05 do ta takojë edhe kryeministrin në detyrë Albin Kurtin.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, takimi nuk do të zhvillohet në qeveri por në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.

ZKM nuk jep detaje se pse ky takim nuk do të zhvillohet në objektin e Qeverisë, transmeton Klankosova.tv.

 

The post Von der Leyen takohet me Kurtin në Kuvend, jo në qeveri appeared first on Klan Kosova.