Von der Leyen sot shkon në Srebrenicë, të mërkurën zbarkon në Kosovë

Von der Leyen sot shkon në Srebrenicë, të mërkurën zbarkon në Kosovë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen so do ta vizitojë Srebrenicën.

Gjatë qëndrimit në Bosnjë dhe Herecegovinë, shefja e KE-së do të marrë pjesë në Sarajevë në një takim me anëtarët e Presidencës së këtij vendi.

Të hënën, Von der Leyen vizitoi Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Në Tiranë, ajo mori pjesë në Konferencën Rajonale të Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Integrimi, Von der Leyen: Shqipëria po ecën me shpejtësi rekord

Nga kryeqyteti shqiptar, zyrtarja e lartë evropiane tha se Shqipëria ka ecur me shpejtësi rekorde drejt integrimit evropian dhe gjithashtu shtoi se do të mbështesë vendin  për mbylljen e negociatave brenda vitit 2027.

Të mërkurën në mëngjes, ajo do të jetë në Serbi ku do të zhvillojë një takim dypalësh me kryeministrin e këtij vendi, Gjuro Macut, dhe më pas me presidentin Aleksandar Vuçiq.

Gjatë turit të saj në vendet e Ballkanit, Von der Leyen po të mërkurën zbarkon në Kosovë.

Publikohet agjenda, Von der Leyen të mërkurën në Kosovë

Në Prishtinë, ajo do të takohet me presidenten Vjosa Osmani si dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Sipas agjendës zyrtare, presidentja e Komisionit Evropian nesër pasdite do të udhëtojë për në Shkup. Ajo do të zhvillojë një sërë takimesh dypalëshe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, dhe me kryeparlamentarin, Afrim Gashi.

Udhëtimin e saj në rajon, Von der Leyen e përfundon me vizitën në Maqedoni të Veriut, njofton Klankosova.tv

The post Von der Leyen sot shkon në Srebrenicë, të mërkurën zbarkon në Kosovë appeared first on Klan Kosova.