Von der Leyen sot në Kosovë, takohet me krerët e shtetit

Von der Leyen sot në Kosovë, takohet me krerët e shtetit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen vjen sot në Kosovë për vizitë.

Zyra e Presidentes ka njoftuar se Von der Leyen do të takohet me të paren e shtetit, Vjosa Osmani, raporton Klankosova.tv.

Po ashtu, gjatë vizitës së saj, ajo pritet të mbajë takim edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Sipas komunikatës për media, ky takim pritet të zhvillohet me fillim nga ora 13:00.

Vizita aktuale shënon të parën të Von der Leyen në rajon gjatë mandatit të saj të dytë si presidente e Komisionit Evropian.

 

The post Von der Leyen sot në Kosovë, takohet me krerët e shtetit appeared first on Klan Kosova.