Presidenti rus Vladimir Putin duhet të ulet për bisedime paqeje mbi Ukrainën, deklaroi të enjten shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas bisedave telefonike me presidentin e SHBA-ve Donald Trump dhe homologun ukrainas Volodymyr Zelensky.
Kërkesa e saj vjen në një moment tensioni të lartë, pas një sulmi masiv rus ndaj Kievit, që la të paktën 17 të vdekur dhe dëmtim të zyrave të Bashkimit Evropian në kryeqytetin ukrainas.
“Sapo fola me presidentin Zelensky, pastaj me presidentin Trump, pas sulmit masiv ndaj Kievit i cili goditi edhe zyrat tona të BE-së. Putini duhet të ulet në tryezën e negociatave”, shkroi Von der Leyen në rrjetin social X.
“Ne duhet të sigurojmë një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën me garanci të forta dhe të besueshme sigurie që do ta shndërrojnë vendin ‘tejet të fortifikuar’”, shtoi ajo.
Ndërkohë, Kremlini po vazhdon të pengojë përpjekjet e administratës së Trump për të ndërmjetësuar një takim të drejtpërdrejtë midis Putinit dhe Zelenskyt, për t’i dhënë fund pushtimit rus që ka hyrë në vitin e katërt.
Përpjekjet për paqe po mbështeten nga fuqitë perëndimore, të cilat aktualisht janë në diskutime për garancitë e sigurisë që do të shoqëronin çdo marrëveshje të mundshme armëpushimi.
Trump ka lënë të kuptohet se SHBA-të mund të mbështesin një plan evropian për paqen, por nuk do të përfshijnë trupa amerikane në terren në Ukrainë.
Von der Leyen shtoi gjithashtu se “Evropa do të luajë plotësisht rolin e saj”, duke theksuar një program të ri të BE-së për financimin e armëve për Ukrainën, si pjesë e angazhimit afatgjatë për mbrojtjen e vendit.
Just spoke with President @ZelenskyyUa, then @POTUS Donald Trump, following the massive strike on Kyiv which also hit our EU offices.
Putin must come to the negotiating table.
We must secure a just and lasting peace for Ukraine with firm and credible security guarantees that…
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) August 28, 2025
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!