Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka vlerësuar lart mbajtjen e Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, duke e cilësuar këtë ngjarje si një moment historik për Ballkanin Perëndimor.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, von der Leyen theksoi se as shiu nuk arriti ta zbehë atmosferën pozitive dhe moralin e pjesëmarrësve në këtë takim të nivelit të lartë.
Ajo theksoi rëndësinë e faktit se ky ishte samiti i parë i këtij lloji që mbahet në një shtet të Ballkanit Perëndimor, duke e parë si një sinjal të qartë të përkushtimit të Bashkimit Evropian për ta afruar rajonin më pranë familjes evropiane.
“Familja jonë evropiane e vlerave është më e madhe se kufijtë e Bashkimit Evropian. Ne ndajmë një kontinent dhe një të ardhme të përbashkët,” shkroi von der Leyen, duke rikonfirmuar mbështetjen për procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit në BE.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);
//www.instagram.com/embed.js