E hënë, 26 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeVon der Leyen pas bisedës me Trump: Na duhet kohë deri më...

Von der Leyen pas bisedës me Trump: Na duhet kohë deri më 9 qershor për një marrëveshje të mirë tregtare

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, në përpjekje për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve tregtare mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, raporton Gazeta Sinjali.

Në një postim pas bisedës, Von der Leyen e përshkroi telefonatën me presidentin amerikan si të mirë dhe konstruktive. Ajo theksoi se BE-ja është e përkushtuar për të përshpejtuar procesin e negociatave dhe për të arritur një marrëveshje të qëndrueshme dhe të favorshme për të dyja palët.

“BE-ja dhe SHBA-ja ndajnë marrëdhënien më të rëndësishme dhe më të ngushtë tregtare në botë. Evropa është gati të çojë përpara bisedimet shpejt dhe me vendosmëri”, shkroi von der Leyen, duke shtuar se për të arritur një marrëveshje të mirë, do iu duhet kohë deri më 9 korrik.

Biseda vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar vendosjen e tarifave shtesë 50% ndaj produkteve të importuara nga Bashkimi Evropian.

Presidenti Trump, në një postim në platformën e tij Truth Social, argumentoi se negociatat me Brukselin kanë qenë të paefektshme dhe e quajti deficitin tregtar me BE-në si të papranueshëm.

“Deficiti tregtar vjetor prej 250 milionë dollarësh është i papranueshëm”, tha Trump, duke shtuar se tarifat nuk do të zbatohen për produktet që prodhohen brenda SHBA-së.

Tarifat e reja pritet të hyjnë në fuqi më 1 qershor, nëse palët nuk arrijnë një zgjidhje deri atëherë. Von der Leyen kërkon shtyrjen e afatit deri më 9 korrik për të mundësuar arritjen e një marrëveshjeje që shmang goditjen e mëtejshme për ekonominë transatlantike.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT