Von der Leyen mbërrin në Presidencë, pritet nga Begaj

news image

Presidenti Bajram Begaj këtë të hënë ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen. Pak minuta më parë Von der Leyen mbërriti në Presidencë ndërsa u prit nga Begaj.

Pas takimit me presidentin, Von der Leyen vijon me axhendën e saj duke zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama.

Vizita e saj në Tiranë ka ardhur në kuadër të një turi në Ballkanin Perëndimor për të theksuar mbështetjen e Bashkimit Evropian për procesin e anëtarësimit të rajonit në BE dhe për të diskutuar Planin e Rritjes prej 6 miliardë eurosh të BE-së për Ballkanin Perëndimor për periudhën 2024-2027.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/