E martë, 20 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeVon der Leyen falënderon Trumpin për përpjekjet për armëpushim në Ukrainë

Von der Leyen falënderon Trumpin për përpjekjet për armëpushim në Ukrainë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas bisedës më shumë se dyorëshe mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, e cila u zhvillua në kuadër të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, shkruan Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në platformën X, von der Leyen shprehu mirënjohje për angazhimin e presidentit amerikan.

“Dua të falënderoj Presidentin Trump për përpjekjet e tij të palodhura për të sjellë një armëpushim në Ukrainë”, shkroi ajo.

Presidentja e KE-së theksoi më tej rëndësinë e vazhdimit të angazhimit amerikan në këtë proces.

“Është e rëndësishme që SHBA të qëndrojë e angazhuar. Ne do të vazhdojmë të mbështesim Volodymyr Zelensky për të arritur paqen e qëndrueshme në Ukrainë”, përfundoi von der Leyen.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT