Komisioni Evropian synon që nesër të parashtrojë një plan evropian të riarmatimit përpara vendeve anëtare të BE-së.
Kështu deklaroi sot në Bruksel gjatë një konference për shtyp, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, transmeton Ukrinform.
“Nesër do të informoj shtetet anëtare përmes një letre për planin e Evropës së armatosur. Ne kemi nevojë për një rritje masive të shpenzimeve të mbrojtjes pa asnjë dyshim”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar se “ne duam paqe të qëndrueshme, por paqja e qëndrueshme mund të ndërtohet vetëm me forcë”.
“Dhe forca fillon me forcimin e vetvetes. Ky është qëllimi i planit që unë do t’ua paraqes shteteve anëtare nesër”, tha Ursula von der Leyen.
Siç u raportua më herët, një takim i Këshillit të Posaçëm Evropian do të mbahet në Bruksel më 6 mars.
Aty krerët e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të BE-së do të fokusohen në dy çështje kryesore, duke përfshirë vazhdimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe forcimin e aftësive mbrojtëse të Evropës.
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);