Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe senatori amerikan Lindsey Graham u takuan në Berlin për të diskutuar strategjitë e përbashkëta të sanksioneve ndaj Rusisë dhe ndikimin e mundshëm të këtyre masave në përfundimin e luftës në Ukrainë.
Në përmbledhjen e takimit, Komisioni Evropian ka theksuar se qëllimi kryesor është një armëpushim i vërtetë, kthimi i Rusisë në tryezën e negociatave dhe përfundimi i luftës.
“Presioni funksionon, sepse Kremlini nuk kupton asgjë tjetër,” është shprehur von der Leyen, sipas mediave të huaja.
Ndërsa, pas takimit, në një postim në X, ajo ka njoftuar për takimin “konstruktiv” me Graham, duke thënë se po përgatitet paketa e re e sanksioneve kundër Rusisë, dhe ka shtuar se bashkë me SHBA-në, sanksionet do të kenë më shumë efekt.
“BE-ja po përgatit paketën e 18-të të sanksioneve të forta, duke përfshirë uljen e çmimit maksimal të naftës bruto. Këto masa, së bashku me veprimet e SHBA-së, do të rrisin ndjeshëm efektin e përbashkët të sanksioneve tona,”ka thënë von der Leyen.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);