Touareg, SUV-i më i madh i Volkswagenit në Evropë, do të largohet nga tregu vitin e ardhshëm, pas gati 25 vjetësh dhe tre brezash.
Ai ndan platformën me Porsche Cayenne. Por ndërsa Cayenne-i i ri elektrik, që pritet të debutojë këtë dimër, bazohet në platformën PPE të Volkswagenit, të njëjtën që përdoret në Macan Electric, Audi A6 dhe Q6 e-tron, Touareg-u nuk pritet të vijë përpara vitit 2029.
Për këtë arsye, ai do të zhvillohet mbi platformën e re SSP të Volkswagenit.
Sipas gazetës gjermane Automobilwoche, ID. Touareg do të jetë modeli i parë i Volkswagenit që do të përfitojë nga kjo platformë e re.
Ky nder i takonte ID. Roc-ut, versionit elektrik të T-Roc-ut me motor me djegie të brendshme, por lansimi i këtij SUV-i dhe i ID. Golf-it është shtyrë deri në vitin 2030.
Modelët e bazuar në platformën SSP, përfshirë ID. Touareg, do të kenë arkitekturë zonale dhe softuer të zhvilluar nga Rivian, ashtu si edhe SUV-i Scout, që grupi Volkswagen po zhvillon për tregun e Amerikës së Veriut.
Kjo platformë është në bazë elektrike, por mund të pranojë edhe një motor benzine për zgjatje të autonomisë. /Telegrafi/