Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se kishte depërtuar në një shtëpizë, duke vjedhur kabllo përçuese të energjisë elektrike
Policia ka bërë të ditur se dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Me 23.03.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi dyshohet se kishte depërtuar në një shtëpizë dhe dyshohet se kishte vjedhur kabllo përçuese të energjisë elektrike. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Klankosova.tv


