Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, prodhim i Telegrafit, vjen rrëfimi nga ish-futbollisti e tashmë trajneri kosovar, Ilir Nallbani. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Air Munich.
Ish-mesfushori pejan ka kaluar periudhën më të mirë sa ishte pjesë e skuadrës shqiptare Vllaznia e Shkodrës.
Ai në podcastin ‘Arena e Yjeve’ ka thënë se te skuadra shkodrane është bërë shtëpi.
“Fatmirësisht nga janari deri në qershor Vllaznia ishte pretendent për titull, por fituam Kupën e Shqipërisë. U gëzuam shumë, presidenti na dha premio”.
“Kam kaluar pesë vite e gjysmë te Vllaznia dhe ajo është shtëpia ime e dytë. I falënderojë publikisht pasi kanë respekt të madh për mua. Ata më kanë bërë shtëpi mua. Me njëfar mënyre jam bërë shtëpi nga Vllaznia e Shkodrës dhe këtë e dinë edhe ata dhe i falënderojë publikisht për këtë”, tha Nallbani.
Nallbani te Vllaznia e Shkodrës qëndroi për pesë vite e gjysmë, teksa me këtë skuadër luajti edhe në garat evropiane.
Ish-mesfushori pejan aktualisht është trajner i Kombëtares së Kosovës U15. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com