Avokati Azem Vllasi, foli rreth situatën aktuale politike në Kosovë.
Në emisionin “Krejt Kapak” me Milot Hasimja, Vllasa thotë se sot në Kosovë nuk ka politikë, pasi sipas tij, më shumë ka inate personale dhe luftë për pushtet, transmeton Klankosova.tv.
“Më së shkurti dhe më e vërteta është se sot nuk ka politikë, sepse kanë hy inatet personale, partiake, lufta për pushtet. Qysh po e shoh unë, në rend të parë e kanë luftën për pushtet, në rend të dytë e kanë interesin e popullit dhe shtetit. Kjo çka janë duke bërë në Kuvend prej zgjedhjeve e këndej, kjo është abuzim, keqpërdorim i shtetit dhe drejtpërsëdrejti e dëmton popullin dhe shtetit”, thotë Vllasa.
Ai ka disa fjalë për partinë që doli e para në zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe kryetarin e saj, Albin Kurtin.
“Po më duket këta të Vetëvendosjes dje Kurti e kanë vendosur gjithsesi me shku në zgjedhje të reja sepse janë të pakënaqur me atë rezultatin. Pse? Shpresojnë me fitu shumicën absolute sepse këta e anë atë çipin marksist, leninist, që pushteti që ndahet nuk është pushtet”, shprehet ai.
Ndër të tjera ai thotë se VV pushtetin e koalicionit nuk e mendojnë pushtet.
“Shpresoj që në zgjedhjet e ardhshme ky popull të mbushet mend dhe këqyrin mirë kujt ia japin votën”, shton tutje ish-politikani.
The post Vllasa thotë se VV do zgjedhja të reja: Ky popull të mbushet mend, të këqyrin mirë kujt ia japin votën appeared first on Klan Kosova.