Liderët e biznesmenët botërorë, çdo vit mblidhen në Davos të Zvicrës për të diskutuar tema globale.
Por, kryeministri I Kosovës, Albin Kurti në këtë forum zgjodhi të bëjë fushatë elektorale. Kur ia dhanë fjalën në panel diskutimi, u mor me opozitën. U ankua se ligjin për Fondin Sovran ia çuan në kushtetuese, raporton Klan Kosova.
Ani pse pritej që pjesëmarrja e tij në forumin e Davosit të jetë pozitive për vendin, një prani e tillë po konsiderohet më shumë si diçka negative.
Njohësi i sigurisë, Jeton Halimi tregoi një prej arsyeve pse ka udhëtuar shefi i qeverisë kosovare drejt Davosit.
Forumit Ekonomik Botëror njihet nga autoritetet zvicerane si institucion ndërkombëtar për bashkëpunimin publiko-privat. /Klankosova.tv
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>