Vështirësitë me dëmtimet të Eduardo Camavingas gjatë vitit të fundit kanë pasur një ndikim të madh negativ në vlerën e tij në treg.
Sipas Transfermarkt, vlera e mesfushorit të Real Madridit ka rënë nga 100 milionë euro në qershor 2024 në vetëm 50 milionë euro në përditësimin më të fundit, niveli më i ulët që nga nëntori i vitit 2022.
22-vjeçari ka kaluar një periudhë të vështirë të shënuar nga dëmtimet dhe minuta të kufizuara në fushë. Që nga rikthimi i tij nga dëmtimi i fundit, 19 ditë më parë, ai ka luajtur vetëm 76 minuta.
Ndeshja e fundit si titullar për Real Madridin ishte më 20 prill kundër Athletic Bilbaos, përpara se një tërheqje muskulore t’i jepte fund sezonit 2023/2024.
Ky sezon nisi me një tjetër problem, këtë herë në kyçin e këmbës, duke shtyrë më tej rikuperimin e tij të plotë.
Eduardo Camavinga
Në total, Camavinga ka pësuar katër dëmtime të ndryshme gjatë vitit të fundit, duke humbur 35 ndeshje.
Mungesa e tij i ka dhënë mundësi lojtarëve të tjerë, përfshirë Arda Gülerin, të fitojnë më shumë hapësira nën drejtimin e trajnerit të ri Xabi Alonso.
Megjithë rënien në formë dhe vlerë, Real Madridi mbetet shpresëplotë se Camavinga do të rikthejë nivelin që dikur e bënte një nga mesfushorët e rinj më të vlerësuar në Europë./Telegrafi/