Kandidatët e VLEN-it dhe AKI-së për kryetarë komunash, gjatë ditës së sotme kanë vazhduar me aktivitetet në kuadër të fushatës për zgjedhjet lokale.
Izet Mexhiti dhe Bujar Osmani, dy kandidatët për kryetar të Komunës së Çairit vazhduan fushatën parazgjedhore duke shpalosur një sërë projektesh që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve në këtë komunë.
Izet Mexhiti nga VLEN duke prezantuar shtyllën e dytë të programit të tij zgjedhor, arsimin tha se përveç objekteve të reja shkollore do të ndërtohen edhe tre çerdhe të reja.
“Do të ndërtojmë shkollë fillore të re në lagjen “Teneqe Mahallë” për 1300 nxënës me emrin “Viktory” për shkak se edhe pulla endërtimit është në formën V. Do të ndërtojmë shkollë të re për fëmijët me nevoja të veçanta “Ardhmëria” apo “Idnina” siç ishte duke siguruar kushte më të mira për ta dhe në vendin e njëjtë do të ndërtohet edhe një shkollë e re fillore që do të quhet “Mit’hat Frashëri”. Do të zgjërojmë kapacitetet e shkollave fillore “Hasan Prishtina” dhe “Ismail Qemali” për ti dhënë fund klasave të stërngarkuara. Do të ndërtojmë salla sportive dhe moderne për nxënësit e shkollës “Jashar Beu” dhe “Hasan Prishtina”. Si pikë e dytë, modernizojmë shkollat ekzistuese dhe garantojmë sigurinë e nxënësve. Qëllimi ynë është që çdo shkollë në Çair të jetë shembull”, tha Izet Mexhiti.
Bujar Osmani nga AKI prezantoi dy projekte, ndërtimin e sheshit “Liria” dhe ndërtimin e rrugës nëntokësore pranë “Çairçanjës”. Sipas Osmanit rruga nëntokësore do të zhbllokojë problemin me komunikacionit në Çair dhe do të krijojë një qendër moderne e funksionale urbane.
”Përveç nënkalimit edhe parkim nëntoksor prej 350 vendeve dhe kemi tash tre funksione që I integrojmë në një kompleks multifunksional që do të zgjdh çështjen e parkimit në këtë zonë të tejngarkuar. Do të krijoj sheshin “Liria” me të gjitha potencialin e vet që qytetarët të kenë mundësinë për lëvizje, për rekreim, për socializim dhe natyrisht nënkalimin I cili do të jetë I ndriçuar pa ndërprerje, pa penguar qytetarët, bizneset e kështu me radhë. Cilat do të jenë qëllimet që do të arriten. 1- do të hiqet ajo pengesa…tash vlerësimet janë se për 1 km rrugë duhen 10 deri në 15 minuta ose diku 6 km në orë është lëvizja e veturave me shumë pengesa, me shumë stress, me shumë lirim të dioksid karbonit pastaj përfundon në mushkëritë e bardha të fëmijëve tonë”, tha Bujar Osmani.
Kandidati i AKI-së për Komunën e Sarajit, Blerant Ramadani, ka mbajtur takim me banorët e Sfillars së Poshtme. Në një postim ai thotë se banorët e këtij fhati anë treguar se fryma e fitoreve po përhapet me vrull.
“Bashkë me ekipin tonë të deputetëve dhe bartësit e listave për Komunën e Sarajit dhe qytetin e Shkupit, u pritëm me ngrohtësi e dashuri nga banorët e Sfillarës së Poshtme, të cilët dëshmuan se besimi për një të ardhme më të mirë është i palëkundur. Nga Sfillara e Epërme deri në atë të Poshtme po ndjehet një zë i përbashkët; zëri i ndryshimit, i bashkimit dhe i shpresës që po merr formë çdo ditë e më shumë. Falënderim i veçantë për të gjithë banorët që me zemër e përkushtim po bëhen pjesë e këtij rrugëtimi që na çon drejt fitores së madhe”, ka shkruar Ramadani.
Ndërsa kundër kandidati i tij Muhamed Elmazi ka qëndruar në Kondovë.
“Sonte së bashku me kryetarin e Kuvendit, Afrim Gashi, zv.kryeministrin e parë të qeverisë, Izet Mexhiti dhe aktivin politik të VLEN-it ishim në konak në Kondovë te familja Berisha. E falënderojmë nikoqirin për mikpritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e fuqishme. Një hap më afër fitores dhe ndryshimit të madh në Saraj!”, ka shkruar Elmazi në rrjetet sociale./Telegrafi/