Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar sot se lumi Vjosa është përfshirë zyrtarisht në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s, si pjesë e programit ndërkombëtar “Njeriu dhe Biosfera”.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shprehu krenarinë për këtë arritje të madhe në mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit:
“Vjosa në UNESCO. Vjosa është përfshirë zyrtarisht në programin ‘Njeriu dhe Biosfera’ si pjesë e listës së trashëgimisë botërore”, shkroi ai.
Përfshirja e Vjosës në këtë listë e vendos lumin në qendër të vëmendjes ndërkombëtare si një pasuri natyrore me rëndësi të jashtëzakonshme për ekosistemet dhe komunitetet lokale.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!