Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu thotë se të gjithë pengjet – “ata që janë gjallë dhe ata që kanë ndërruar jetë” – do të kthehen.
“Në fillim të luftës, tha një nga zyrtarët tanë, dyshojmë nëse do të jemi në gjendje të kthejmë qoftë edhe një peng të gjallë”, tha Netanyahu.
“Por unë kurrë nuk hoqa dorë nga të tjerët dhe as nga arritja e objektivave të tjerë të luftës”, shtoi ai.
Fundi i fjalimit të shkurtër të papritur të Netanyahut iu kushtua falënderimeve.
Netanyahu falënderoi presidentin amerikan Donald Trump”, duke nënvizuar se “ai nuk do të tolerojë asnjë vonesë nga ana e Hamasit”.
Ai gjithashtu falënderoi Forcat Mbrojtëse Izraelite, “familjet e të pikëlluarve që sakrifikuan ata që ata i çmojnë më shumë”, si dhe “qytetarët e Izraelit, të cilëtn tha se kanë qenë kaq rezistentë dhe kanë qëndruar të palëkundur”. /Telegrafi/