Në llogarinë zyrtare të reperit të njohur shqiptar, Besart Kelmendi – Gjesti, është publikuar një reagim zyrtar nga ekipi i tij menaxhues, pas lajmit të rëndë për vdekjen e vëllait të tij, Eldion Kelmendi.
“Me zemër të thyer ju njoftojmë se sot, më 27 shtator, në ora 17:00, do të mbahet ceremonia e varrimit të Eldion Kelmendit, në varrezat e fshatit Pavlan, Pejë. Jemi pranë familjes në këtë moment të rëndë dhe ju ftojmë ta kujtojmë me respekt e lutje. (Ky njoftim është bërë nga ekipi i Gjestit)”, thuhet në reagimin e publikuar në Instagram.
Kujtojmë se Eldion Kelmendi humbi jetën tragjikisht të premten në një aksident trafiku në Pejë, ku motoçikleta me të cilën po udhëtonte u përplas me një veturë.
Foto: Gjesti/Instagram
Ngjarja ka tronditur opinionin publik dhe ka prekur thellë komunitetin artistik shqiptar, duke marrë shumë reagime ngushëlluese për familjen Kelmendi. /Telegrafi/