Vjehrri keqtrajton nusen në Ferizaj, shkak pronësia e një veture

Vrasja e trefishtë: Thirret konferencë në ora 18:00 nga policia në Gjilan dhe Prokurori i Shtetit

Gjatë ditës së djeshme, një grua 32-vjeçare ka deklaruar në policinë e Ferizajt se në shtëpinë e saj ishte keqtrajtuar fizikisht nga vjehrri 62-vjeçar dhe vajza e tij 20-vjeçare, pas një mosmarrëveshjeje lidhur me pronësinë e një veture.

Si pasojë, viktimës i janë shkaktuar lëndime të lehta trupore dhe ajo ka pranuar tretman mjekësor.

Policia bën të ditur se njësiti i hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tyre është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri – pushkë automatike me dy karikatorë.

Dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe janë intervistuar nga hetuesit policorë. Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj tyre është iniciuar rast për veprat penale: “Lëndimi i lehtë trupor”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Klankosova.tv

The post Vjehrri keqtrajton nusen në Ferizaj, shkak pronësia e një veture appeared first on Klan Kosova.