Përmes një dritareje hajnat hynë në një shtëpi në Koshare të Ferizajt, ndërkaq nga po e njëjta dolën me duart plot.
Pronarja e shtëpisë tha se u kanë stoli ari në vlerë të 15 mijë eurove, si dhe para të gatshme në vler të 5 mijë eurove.
Se çfarë kishte ndodhur të premten mbrëma, pronarët e panë kur u kthyen në shtëpi rreth mesnatës.
Kjo, këtë familje nuk e ka dëmtuar vetëm materialisht.
Rasti në fjalë po hetohet edhe nga policia që po e cilësohen si vjedhje të rëndë.
Në po të njëjtën ditë grabitësit mësynë edhe një familje në fshatin Prelez të Jerlive të kësaj komune. Këtu vlera e dëmit është 10 mijë euro stoli ari, 3 mijë para të gatshme dhe dy ora, vlera e të cilave nuk është bërë e ditur.
The post Vjedhjet në Ferizaj, 25 mijë euro stoli “avullohen” nga dy shtëpi (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.