Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e një shtetasi të huaj në Gjilan, nga personi të cilit i besonte.
Sipas policisë, pronari i shtëpisë dje ka raportuar se gjatë periudhës së 20 deri më 30 qershor, i dyshuari në shtëpinë e tij i ka vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe tërheqë para nga banka. Klankosova.tv merr vesh shuma e vjedhur arrin shifrën e mbi 100 mijë eurove.
Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari te i cili gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një shumë para të gatshme të tërhequra nga banka me kupon si dëshmi dhe kartelën e bankës në emër të viktimës që ka deklaruar se me vullnetin e tij ka mbajtur kartelën e bankës dhe për këtë posedon edhe dokument të noterizuar për mbikëqyrje.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./Klankosova.tv
The post Vjedhje e rëndë në shtëpinë e shtetasit të huaj në Gjilan nga personi që i besonte appeared first on Klan Kosova.