Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur paraditen e së shtunës në Mitrovicën e Veriut.
Sipas raportit policor, ankuesi mashkull ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, prej nga kanë vjedhur dy çanta dore që përmbanin dokumente personale, kartela bankare si dhe një shumë të konsiderueshme parash në kesh, përcjell Telegrafi.
Njësitet kompetente të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar.
Rasti është nën hetim. /Telegrafi/