Avokati Gent Gjini, ka folur rreth arrestimit të 109 komisionerëve në Prizren, nën dyshimin për manipulim të votave.
Në Klan Kosova, Gjini tha se një nga klientet e tij, tashmë e liruar, ka deklaruar se “vjedhja u bë në mënyrë shumë dinake, dhe nuk ka pasur kësi lloj vjedhje të votave në Kosovë”, transmeton Klankosova.tv.
“Klientja ime është njëra prej komisionereve nga partitë politike, ku dje kam kuptuar që ajo dhe shumë të tjerë janë liruar, pra prokurori nuk ka shkuar me të tjerët me masë paraburgimi”, tha avokati në “Ora Shtatë”.
Gjini bëri të ditur se 23 nga 109 komisionerët e arrestuar janë në qendër të paraburgimit, ndërsa pjesa tjetër, siç thotë avokati, janë të lirë.
Ai shtoi se ndaj 23 të ndaluarit rëndojnë vepra më të rënda penale.


