Vizitat “sekrete”: Basha “tinëz” te Jasharët e Rugova, pa medie (VIDEO)

Vizitat “sekrete”: Basha “tinëz” te Jasharët e Rugova, pa medie (VIDEO)

Kur doli të kërkoj falje për bashkëautorësinë në librin kundër Ushtrisë Clirimtare të Kosovës, premtoi se do të shkojë në Prekaz dhe te varri i presidentit historik, Ibrahim Rugova.

Këtë premtim kryeparlamentari i ri, Dimal Basha e mbajti derisa mëngjesin e së mërkurës, pa praninë e medieve, bashkë me nënkryetaren, Albulena Haxhiu qëndroi të varret e Jasharëve, ku e lartësoi sakrificën e tyre.

Por kjo vizitë nuk është se u mirëprit nga familjarët e të rënëve.

E sipas kryetarit të OVL-UÇK-së në Skenderaj, Emin Lati, kjo vizitë ishte turp i vërtetë pasi Basha, sipas tij, i bëri ata kriminelë para syve të botës.

Madje ky planifikoi edhe ta pengoj ardhjen e Bashës, por dështoi meqë ajo nuk u paralajmërua. Ndërkaq paralajmëroi një masë për të ardhmen..

Basha dhe Haxhiu bënë homazhe edhe para varreve të ish-presidentit Ibrahim Rugova e veprimtarit  Adem Demaçit si dhe para Memorialit “Heroinat”.

 

 

The post Vizitat “sekrete”: Basha “tinëz” te Jasharët e Rugova, pa medie (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.