Vizita e Bashës në Prekaz ngjall reagime, Shala: Tentim për t’i mbuluar fëlliqësirat…

Vizitat “sekrete”: Basha “tinëz” te Jasharët e Rugova, pa medie (VIDEO)

Krykuvendari i ri, Dimal Basha ka vizituar Prekazin në mesin e polemikave të mëdha rreth një shkrimi ku përmendjes financimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga trafikantë droge.

Veteranët e UÇK-së kanë reaguar lidhur me këtë vizitë, ku kanë thënë se nuk ishin të njoftuar për këtë zhvillim, dhe sipas tyre, nëse do ta dinin do të organizonin protestë për të penguar hyrjen e Bashës në Memorial, transmeton Klankosova.tv.

Kjo vizitë nga kryetari Basha ishte e duhur, sipas gazetarit Vullnet Krasniqi.

“E duhur pas gjithë këtij skandali që ndodhi. Për mua është pak a shumë një vizitë zyrtare që e bëjnë shumica e njerëzve që marrin pushtet apo pozitë. Por mua reagimi i OVL UÇK-së mu duk tepër i rëndë, një farë lloj privatizimi i Kompleksit Memorial ‘Adem Jashari’”, tha Krasniqi.

Nga ana tjetër, historiani Azdren Shala, thotë se familja Jashari, e flamuri kombëtar është përdorur nga VV-ja për të mbuluar të këqijat e tyre.

“Nuk është hera e parë, dhe nuk është rasti i parë që simbolikat kombëtare, sidomos te partia e Vetëvendosjes, flamuri kombëtar, në këtë rast figura, aura e Jasharëve, tentojnë me bë mburojë për me i mbulu fëlliqësirat e tyre. Për mendimin tim, atë që e ka bërë Basha, konfirmon se është duke u ndje fajtor, dhe është fajtor”, u shpreh Shala.

Ndryshe, Rafet Ibishi thotë se Dimal Basha nuk do të duhej të ishte fare në postin e kryeparlamentarit.

“Më me pas pyet mua, unë s’e kisha lejuar të afrohej te ato varreza. Është nënçmim, është ofendim”, tha Ibishi.

The post Vizita e Bashës në Prekaz ngjall reagime, Shala: Tentim për t’i mbuluar fëlliqësirat… appeared first on Klan Kosova.