Viva Fresh ka mirëpritur në Qendrën e saj Logjistike delegacionin e lartë të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), një prej institucioneve më të rëndësishme financiare ndërkombëtare që mbështet zhvillimin ekonomik dhe projektet investuese në rajon.
Të pranishëm nga delegacioni në këtë vizitë ishin:
- Matteo Patrone – Zëvendës President i EBRD-së,
- Matteo Colangeli – Drejtor për Ballkanin Perëndimor,
- Sergiy Maslichenko – Udhëheqës i Zyrës së EBRD-së në Kosovë.
Gjatë vizitës u diskutua për projektet e radhës të Viva Fresh – projekte të mëdha dhe ambicioze që pritet të shënojnë një kapitull të ri të zhvillimit dhe transformimit në sektorin e retail-it në mbarë rajonin.
Ky bashkëpunim dhe besim i partnerëve ndërkombëtarë si EBRD përbën një shtysë të fuqishme për Viva Fresh, duke i dhënë energji të re vizionit për rritje, zhvillim dhe inovacion.
Viva Fresh Store po vazhdon zgjerimin e fuqishëm në rajon, duke u shndërruar në një nga historitë më të suksesshme të zhvillimit në sektorin e tregtisë me pakicë në Ballkan.
Viva Fresh Store – Kudo, jemi bashkë!