Dy persona janë arrestuar në Viti të martën, pasi pas një mosmarrëveshje ishin përleshur fizikisht me njëri-tjetrin.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se njëri prej të dyshuarve kishte shtënë me armë zjarri një herë në ajër dhe ishte larguar prej vendit të ngjarjes.
Njësia policore kishte hasur dhe konfiskuar një gëzhojë në vendin e ngjarjes si dhe në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve kishte sekuestruar një armë revole me dy fishekë, si dhe lejen e posedimit të armës.
Pas intervistimit të dyshuarve, me urdhër të prokurorit kujdestar, njëri i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari tjetër është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. /Klankosova.tv
The post Viti, arrestohen dy persona, u përleshën dhe gjuajtën me armë appeared first on Klan Kosova.