Puna nis para agimit.
E kur të ikën nata, punëtorët e qumështores Vita shpërndahen terrenit për të grumbulluar qumështin e freskët që fermerët tashmë kanë mjelë nga lopët nëpër fermat e tyre.
Ky proces është kthyer në një ritual për fermerët, jo vetëm në rajonin e Dukagjinit, por mbarë Kosovës, me t’u hapur Vita, më 2003.
2 mijë e 500, deri në 3 mijë të tillë bashkëpunojnë brenda vitit me qumështoren që është pjesë e “Devolli Group”.
Besim Haskaj, Fitim Balaj dhe Agron Ibrahimaj janë ndër ta. Tek secili Vita mbledh qumësht deri në 1 mijë litra për çdo ditë. Ata shprehen tejet të kënaqur me bashkëpunimin prej vitesh, që përfshinë periudha nga 10 deri në 19 vjet.
Analizat e qumështit bëhen që nga marrja në pika dhe ky proces nuk ndalet këtu. Analizat bëhen edhe pas pranimit të qumështit deri në fazat tjera që janë një mori, për ta verifikuar cilësinë, në mënyrë që produkti final të jetë i nivelit më të lartë.
Kushtrim Tigani, menaxher i grumbullimit në Vita, tregon që secilën ditë ata mbledhin 70 mijë litra qumësht. Si rrjedhojë edhe fitimet mujore për ta janë të larta për fermerët.
“Kemi fermerë deri 25 mijë euro, individualë, ndërsa pika, 120 deri në 150 mijë”, ka thënë Tigani për Klan Kosova.
Përveç analizave të shumta, teknologët luajnë një rol tejet të rëndësishëm. Një prej tyre është Fahrije Ymeri.
“Pasi që analizat janë dalë në rregull edhe në tankun e pranimit atëherë vazhdojmë me procesin e pasterizimit të qumështit”, tregon Ymeri.
Pastaj hallka tjetër është procesimi që është pjesë e departamentit të prodhimit, të cilin e drejton Musa Berisha.
“Ka një mori procesesh para mbushjes: homogjenizimi, sterilizimi që është procesi më i rëndësishëm. Pas sterilizimit, qumështi ftohet dhe kalon në makinat mbushëse”. Në këtë pikë gjithçka bëhet me pajisjet me moderne, ku sasia e prodhimit si për qumështin Vita ashtu edhe për kremin e kuzhinës Holla, është shumë i madh.
13 mijë litra në orë për qumështin, ndërkaq 20 mijë për Hollën.
“Holla, kremi i kuzhinës dhe shllagu janë prej produkteve më të cilin mburremi si kompani. Kemi pas sukses dhe është pranuar shumë mirë nga klientët. Kemi pas vetëm fjalë të mira për produktin tonë”, thotë Berisha.
Në krye të kompanisë Vita, qëndron Artan Spahija, i cili për të gjitha sukseset i lë meritorë 280 punëtorët e saj. Duke qenë se janë cilësore, produktet e Vitës eksportohen përveç në rajon dhe Evropë, edhe në pjesë të tjera të botës. Kurse ka vende që një gjë e tillë ndalohet.
“Po ashtu ne kemi edhe eskportu me brendin Holla, që është brend i zhvilluar në 2022-2023, ku kemi rritje të madhe në eskport, në Azi, në Evropë, Gjermani, kemi filluar dhe kemi marrëveshje më 2025 edhe me Turqinë. Po ashtu është Egjipti, Malajzia, edhe Austria. Për fat të keq në Bosnjë atje nuk mundemi, për arsye politike apo diçka tjetër kur dihet shumë mirë që brendet e Bosnjës futen në Kosovë pa asnjë problem. Jemi duke folur vetëm për produktet e qumështit, ku qumështi i Bosnjës futet në Kosovë, kurse qumështi i prodhuar prej Kosovës nuk mund të futet në Bosnjë”, tregon Spahija.
Vita nga viti 2020 ka mbledhur mbi 100 milionë litra qumësht prej fermerëve nga të katër anët e Kosovës. Spahija bën thirrje që secili qytetar që është i interesuar për ta parë procesin e prodhimit, se fabrika është e hapur 24 orë, aq sa makineritë e saj punojnë, pra pa ndërprerje.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>