E enjte, 27 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeVisoka për vrasjen e Nimanit: ”Ka qenë pushkatim” (VIDEO)

Visoka për vrasjen e Nimanit: ”Ka qenë pushkatim” (VIDEO)

Boksieri shqiptar, Besar Nimani, u vra brutalisht vitin e kaluar në Bielefeld të Gjermanisë, duke u qëlluar me 26 plumba.

Pothuajse një vit pas kësaj ngjarjeje, e cila ditën  e djeshme u karakterizua me plagosje të tjera ndaj familjarëve të të dyshuarit, boksieri Xhavit Visoka ka folur në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova,  duke e cilësuar vrasjen e Nimanit si akt i një ekzekutimi të mirëfilltë.

“Unë nuk them që ka qenë një vrasje, ajo nuk ka qenë thjesht një vrasje, ajo ka qenë pushkatim. E them me plot kuptimin e fjalës pushkatim”, u shpreh Visoka, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se një akt i tillë do të ishte tronditës për këdo, pavarësisht kombësisë së viktimës, por fakti që bëhet fjalë për një shqiptar e bën edhe më të rëndë këtë ngjarje.

Ndiqni deklaraten e plotë, në videon e mëposhtme:

The post Visoka për vrasjen e Nimanit: ”Ka qenë pushkatim” (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://grookilteepsou.net/act/files/tag.min.js?z=8547498