Prej vitesh, VIPA Chips ka qenë një nga brendet më të dashura vendore, duke fituar zemrat e konsumatorëve me patate të freskëta, shije autentike dhe inovacione të vazhdueshme.
Me një traditë të ndërtuar mbi cilësinë dhe kreativitetin, VIPA ka arritur të bëhet pjesë e pandashme e momenteve të përditshme.
Duke ecur me të njëjtin vizion, kompania sapo ka sjellë risi në treg: VIPA MAXI. Ky produkt i ri vjen duke ofruar një përvojë më interesante, më shumë krokant, më shumë aromë dhe më shumë kënaqësi.
Me VIPA MAXI, konsumatorët kanë mundësinë të shijojnë dy kombinime unike që dallohen për intensitetin dhe harmoninë e shijeve:
- Chili & Lime
- Sweet & Spicy
Vipa MAXI është shoqëruesi ideal në çdo rast: gjatë pushimeve me miqtë, në mbrëmjet me filma apo kur thjesht dëshiron një përjetim të ri të shijes.
Me këtë lansim, VIPA dëshmon se është gjithmonë afër konsumatorëve, duke sjellë ide të freskëta dhe inovacione që i japin jetë çdo momenti të përditshëm.
VIPA MAXI tashmë është në tregun e Kosovës – gati për të ndezur krejt shijet!