Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, ka siguruar tifozët se nuk ka në plan të largohet nga klubi.
Sulmuesi brazilian konfirmoi se synon ta vazhdojë kontratën me “Los Blancos”.
“Jam absolutisht i qetë sepse kontrata ime është deri në vitin 2027. Shpresoj që ta zgjasim sa më shpejt që të jetë e mundur sepse jam vërtet i lumtur këtu”, tha Vinícius, transmeton Klankosova.tv
Ai tutje vijoi: “Po jetoj ëndrrën time – të luaj përkrah futbollistëve më të mirë në botë, nën trajnerin më të mirë, në një klub me presidentin më të mirë dhe përballë tifozëve më të mirë që më duan dhe më mbështesin. Nuk mund të isha në një vend më të mirë”.
The post Vinicius Junior siguron tifozët e Real Madridit: Nuk e kam plan të largohem appeared first on Klan Kosova.